Categories SHOWBIZZ

Genta Ismajli humb babain: Sot iku edhe një pjesë e shpirtit tim

Humbje e madhe për Genta Ismajlin. Këngëtarja ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Ismajli ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet pranë të atit, ndërsa fjalët që i ka kushtuar atij përcjellin dhimbjen e madhe të artistes në këtë moment të vështirë.

Ajo e ka përshkruar babain si njeriun që i dha dashuri, këshilla dhe mbështetje gjatë gjithë jetës, duke e cilësuar edhe si “engjëllin tim mbrojtës”.

“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim.

Faleminderit për çdo përqafim, çdo këshillë dhe për dashurinë e madhe që vetëm ti dite të më japësh. Do të të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap e në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës.

Pusho në paqe BAB. Të dua dhe do të të dua gjithmonë!”, shkruan këngëtarja.

“Drita e syve të mi…”/ Genta Ismajli humb babain: Sot

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *