Categories BOTA

BE gati të ndalojë Inteligjencën Artificiale për fëmijët nën 15 vjeç

Propozimi është pjesë e një “EU Kids Act”, që pritet të prezantohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerja për teknologjinë, Henna Virkkunen.

Bashkimi Evropian po përgatit një nga paketat me masat më të gjera deri tani për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet në internet. Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, të parë nga Reuters, BE-ja pritet të propozojë kufizimin e aksesit për personat nën 15 vjeç në rrjetet sociale, platformat e videove, chatbot-et me inteligjencë artificiale dhe lojërat online.

Propozimi është pjesë e një “EU Kids Act”, që pritet të prezantohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerja për teknologjinë, Henna Virkkunen.

Sipas planit, fëmijët 15 vjeç e lart do të mund të hapin llogari vetë. Për moshat 13 dhe 14 vjeç, prindërit do të mund të hapin llogari të kufizuara në rrjetet sociale dhe platformat e videove, me kontroll prindëror, kontakte të kufizuara dhe kohë të përcaktuar përdorimi.

Fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç do të kenë akses vetëm në shërbime të përshtatshme për moshën dhe nën kontrollin e prindërve, ndërsa fëmijët nën 3 vjeç nuk do të lejohen të përdorin këto shërbime.

Kompanitë teknologjike do të përballen me detyrime të reja. Ato duhet të shmangin dizajnet që krijojnë varësi, të kufizojnë përmbajtjet e dëmshme dhe të ofrojnë mjete të thjeshta për raportimin e materialeve të rrezikshme. Gjithashtu, platformat sociale dhe ato të videove do të duhet të verifikojnë moshën e përdoruesve, ndërsa platformat e lojërave do të duhet ta bëjnë këtë përpara shkarkimit të lojërave.

Kompanitë do të paguajnë gjithashtu një tarifë mbikëqyrjeje për financimin e autoriteteve që do të kontrollojnë zbatimin e rregullave.

Propozimi ende mund të ndryshojë dhe duhet të miratohet nga vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian përpara se të bëhet ligj.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *