
Napolit i duhej një fitore për të harruar dy humbjet radhazi në Serie A, ndaj Comos dhe Interit, si dhe disfatën në Champions League kundër Arsenalit. Dhe skuadra e Max Allegrit u përgjigj më së miri, duke reaguar menjëherë, teksa në “Maradona”, të kaltrit mposhtën Bolognën 1-0, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Bologna pati një gol të anuluar për pozicion të parregullt. Pas pushimit, Allegri ndërhyri me dy zëvendësime dhe ndryshimet sollën efektin e menjëhershëm.
Në minutën e 66-të, Favasuli krijoi aksionin me një pasim të shkëlqyer, ndërsa Lobotka finalizoi për 1-0. Bologna tentoi të reagonte, por Napoli ruajti avantazhin deri në fund dhe mori tri pikë të rëndësishme.
Një fitore pa shkëlqim, por me shumë vlerë për Allegrin, që kërkonte reagimin e skuadrës pas një serie rezultatesh negative.
“Djemtë deshën të fitonin dhe treguan atë nerv që na mungoi ndaj Comos dhe Interit. Favasuli ishte shumë i mirë, ka një energji të jashtëzakonshme. Tani shpresojmë që kjo të jetë një pikënisje e mirë.” Në fund mund ta menaxhonim më mirë topin. Në ato situata duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura, sepse përndryshe mund t’i japim kundërshtarit mundësinë të na rrezikojë.”, theksoi ndër të tjera tekniku i napoletanëve.








