Categories VENDI

“DAP-i do t’i shohë të gjitha”: Nga 2027 çdo faturë dhe transaksion në kohë reale!

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) po përgatit një ndryshim të madh në kontrollin tatimor. E-fatura pritet të nisë me përdorim vullnetar deri në fund të vitit 2026, ndërsa nga viti 2027 zbatimi do të bëhet i detyrueshëm dhe në faza.

Drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova, tha se me sistemin e ri administrata tatimore do të ketë qasje në të dhënat e çdo fature dhe transaksioni pothuajse në kohë reale.

Të dhënat do të përfshijnë shitësin, blerësin, produktet dhe shërbimet, ndërsa do të kryqëzohen edhe me informacionet nga bankat, Doganat dhe pajisjet fiskale.

Sistemi pritet të mundësojë më shumë kontrolle automatike, zbulim më të shpejtë të mospërputhjeve dhe identifikim të transaksioneve të dyshimta, duke ngushtuar hapësirën për shmangie tatimore.

Ligji përkatës dhe infrastruktura teknike pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2026.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *