Categories VENDI

Ilaçi “Foster” do të jetë i qasshëm në farmaci vetëm me participimin e përcaktuar me ligj

Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga kompania mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të ilaçit “Foster” i cili gjendet në Listën pozitive të barnave se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë ilaç.

“Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së barit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK)”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje thonë se vazhdimisht ndërmerren aktivitete që synojnë rritjen e disponueshmërisë dhe mundësimin e qasjes së pacientëve në barna me çmime më të përballueshme.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *