
Në Maqedoninë e Veriut në vitin e fundit numri i të punësuarve ka arritur në 614 mijë, ashtu që më shumë se gjysma janë burra, transmeton Portalb.mk.
“Numri i të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025 është 614 334, prej të cilëve 330 240 janë burra, ndërsa numri i grave të punësuara është 284 094”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se numri i të punësuarve ka shënuar ulje për 0.1 përqind.
“Kjo është rezultat, para së gjithash, i rënies së numrit të të punësuarve në sektorin e Industrisë përpunuese për 5.2%. Nga ana tjetër, rritje e numrit të të punësuarve është regjistruar në sektorët e Akomodimit dhe veprimtarive të shërbimit ushqimor për 5.5% dhe të Veprimtarive administrative dhe mbështetëse për 3.3%”, raportoi Enti.
Më shumë të vajza, sesa djem, kemi vetëm në sektorin e veprimtarisë financiare dhe të sigurimit, veprimtaritë profesione, shkencore dhe teknike, në arsim, shëndetësi dhe sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit. Dallimi më i madh është në shëndetësi, ku kemi 33 mijë vajza dhe 9 mijë djem.








