
Komuna e Çairit shpalli Thirrje Publike për ndarjen e mbështetjes financiare për vendosjen e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive të banimit në territorin e komunës, me qëllim përmirësimin e qasjes, sigurisë dhe cilësisë së jetesës për qytetarët.
Të drejtë aplikimi kanë bashkësitë e pronarëve, përfaqësuesit e autorizuar të zgjedhur nga pronarët, si dhe format e tjera juridike të organizimit, në përputhje me Ligjin për Banim.
Thirrja publike, kushtet, dokumentacioni i nevojshëm dhe afatet për aplikim do të publikohen në ueb-faqen zyrtare dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Çairit. Komuna i fton të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi për mbështetje financiare.
Përmes kësaj mase, Komuna e Çairit vazhdon të investojë në projekte që përmirësojnë drejtpërdrejt kushtet e jetesës dhe krijojnë një mjedis më të sigurt, më të qasshëm dhe më cilësor për të gjithë qytetarët.








