Categories VENDI

BDI me akuza ndaj Qeverisë: Po zvarrit projektet që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Kosovën

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Nebi Rexhepi, akuzoi Qeverinë se gjatë dy viteve të fundit ka bllokuar dhe vonuar zbatimin e projekteve strategjike infrastrukturore, përfshirë Korridorin 8 dhe autostradën Shkup–Bllacë.

Në një deklaratë për media, Rexhepi tha se këto projekte janë siguruar, financuar dhe nisur gjatë periudhës kur BDI-ja ishte pjesë e Qeverisë, ndërsa sipas tij, ekzekutivi aktual është përpjekur t’i ndalë ato.

Duke folur për autostradën Shkup–Bllacë, ai tha se Qeveria humbi dy vjet në përpjekje për ta bllokuar projektin, por në fund, sipas tij, u detyrua ta vazhdojë.

Rexhepi i drejtoi Qeverisë disa pyetje publike lidhur me ecurinë e projektit.

“Pse ende nuk janë lëshuar në përdorim dy kilometrat e përfunduar të autostradës Shkup–Bllacë? Kush mban përgjegjësi për dy vitet e humbura? Pse u shpenzuan para publike për analiza dhe ekspertiza që kishin vetëm një qëllim – ta vononin projektin? Dhe pse zvarriten pikërisht projektet që lidhin vendin me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, projekte të nisura dhe të siguruara gjatë kohës kur BDI-ja ishte pjesë e Qeverisë?”, deklaroi Rexhepi.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *