
Në vitin 2025 janë regjistruar 911 objekte të ndërtuara pa leje, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, gjithsej 169 ose 18.6 për qind, janë për banim. Prej tyre, 128 janë objekte ekskluzivisht banimi, 24 kryesisht për banim, ndërsa 17 janë për pushim dhe rekreacion.
Pa leje janë ndërtuar edhe 164 rrethoja (18 për qind), 116 objekte afariste (12.7 për qind), 113 strehime/mbulesa (12.4 për qind), 110 zgjerime, mbindërtime dhe adaptime (12.1 për qind), 106 objekte ndihmëse (11.6 për qind), 79 garazhe (8.7 për qind), 22 tarraca verore (2.4 për qind), 17 objekte të përkohshme (1.9 për qind), 9 shkallë (1 për qind) dhe 6 tarraca (0.7 për qind).
Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, ose 96.1 për qind, janë në pronësi private.








