
Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, në Çerdhen “Fatosat” janë realizuar dy ndryshime të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve dhe të punonjësve.
Për herë të parë që nga themelimi i çerdhes, punonjësit janë pajisur me sigurim shëndetësor, ndërsa gjithashtu është mundësuar që ushqimi për fëmijët të përgatitet brenda vetë çerdhes, duke garantuar vakte të freskëta, të sigurta dhe me cilësi.
Sipas kryetarit Daut Beqiri, këto janë hapa konkretë në përmirësimin e standardeve të kujdesit për fëmijët dhe të kushteve të punës për stafin.
“Në Haraçinë, ndryshimi po ndihet çdo ditë. Fëmijët tanë meritojnë më të mirën,” theksoi Beqiri.








