
Dy automjete në pronësi të avokatit të njohur në Shkup Asmir Alispahiq janë përfshirë nga zjarri në rrethana që për momentin mbeten të paqarta, mëson 4NEWS.MK.
Sipas informacioneve, rasti është raportuar në polici, e cila ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të identifikuar autorin.
Hetimet janë në vijim, ndërsa më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimit.








