
Policia e Kumanovës (SPB – Sektori për Punë të Brendshme) ka njoftuar për rastin e avokates 66-vjeçare, e cila është gjetur e pajetë, në zyrën e sajë në qytetin e Kumanovës, percjell njoftimin e Sektorit per Pune te Brendshme.
Rastin e këtillë të hidhur, për mediat dhe opinionin e ka konfirmuar edhe SPB-ja e Kumanovës, e cila ka saktësuar se ky rast ka ndodhur me datën 23 qershor të këtij viti.
“Dje në ora 12:23 në Sektorin e Punëvë të Brendshme (SPB) Kumanovë, është denoncuar rasti i gjetjes së trupit të pajetë në zyrën e saj të avokatisë, i avokates S.Z.P (66-vjeçare) nga Kumanova”, ka njoftuar Policia e Kumanovës (SPB), kurse vdekjen e saj e kanë konformuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë.








