
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka bërë të ditur se mbrëmë në qendër të Kumanovës, janë gjetur tre fëmijë pa vetëdije, të moshës prej 9-15 vjeçe. Sipas hetimit të deritanishëm, dyshohet se ata janë helmuar nga aroma e një ngjitësi, ndërsa ngjarja e tillë e pakëndëshme ka ndodhur me datën 15 qershor të këtij viti (dje), transmeton portal “Kumanova Sot”.
“Me datën 15 qershor rreth orës 10;40 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë është denoncuar rasti i gjetjes së tre fëmijëve në rrugën ‘Profesor Mihajlloviq’ në Kumanovët, të cilët nuk reagonin gjatë prekjes (vajza 15 vjece, si dhe dy vëllezërit e saj të moshës njëri 12 vjec kurse tjetri 9-vjec) tw cilwt dyshohet se janë helmuar nga era e pakëndshme e njëlloj ngjitësi”, ka njoftuar Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.
Fill pas gjetjes së fëmijëve, ata me urgjencë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë për mjekim.








