Categories VENDI

Nis matura shtetërore, mbi 14,500 nxënës sot në testim

Mbi 14.500 maturantë në Maqedoninë e Veriut sot i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetërore, profesionale dhe artistike. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithsej 14.587 nxënës janë regjistruar për maturë, prej të cilëve 12.184 për maturën shtetërore, 2.276 për maturën profesionale dhe 127 për maturën artistike.

Shumica e kandidatëve do të testohen në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, ndërsa një pjesë do të japin provimin e matematikës ose historisë, varësisht nga lloji i maturës.

Provimi i detyrueshëm ekstern nga gjuha amtare dhe letërsia do të mbahet më 11 qershor për kandidatët e maturës shtetërore dhe më 12 qershor për ata të maturës profesionale dhe artistike.

Për zhvillimin e procesit do të angazhohen rreth 2.500 testues dhe 200 vëzhgues. Gjatë provimeve ndalohet përdorimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve të tjera elektronike.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *