Categories VENDI

Zjarr në Shkollën Bujqësore në Tetovë, nxënësit evakuohen nga klasat!

Një zjarr ka shpërthyer sot në ambientet e Shkollës së Mesme Bujqësore në Tetovë, duke shkaktuar alarm te nxënësit dhe stafi i shkollës informon Tetovasot.

Sipas informacioneve të para, menjëherë pas vërejtjes së tymit dhe flakëve, është bërë evakuimi i nxënësve nga klasat për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, të cilat kanë punuar për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Nxënësit dhe personeli janë larguar në kohë nga objekti, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga ekipet kompetente.

Tetovasot do të sjellë informacione shtesë sapo të ketë konfirmime zyrtare nga institucionet përkatëse.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *