
Zejnepe Bajrami avancon në titullin Mësimdhënëse Këshilltare
Një arritje e rëndësishme në fushën e arsimit është shënuar me avancimin e mësimdhënëses së mësimit klasor, Zejnepe Bajrami, në titullin profesional Mësimdhënëse Këshilltare.
E angazhuar në SHFK “Toli Zordumis” në Kumanovë, Bajrami pas 16 vitesh përvojë në arsim dhe pesë vitesh si Mësimdhënëse Mentore, ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret e nevojshme për këtë avancim profesional.
Gjatë karrierës së saj, ajo është dalluar për përkushtimin në procesin edukativo-arsimor, pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, mentorimin e mësimdhënësve të rinj dhe kontributin në zhvillimin e praktikave bashkëkohore në mësimdhënie.
Sipas rezultateve të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Zejnepe Bajrami ka arritur të vlerësohet me numrin maksimal të pikëve në nivel republikan, ndërsa në nivel komunal është renditur e para në listën e kandidatëve të avancuar.
Ky sukses paraqet një vlerësim të lartë për punën, profesionalizmin dhe angazhimin e saj shumëvjeçar në shërbim të arsimit, duke e bërë atë një shembull frymëzues për komunitetin arsimor dhe brezat e rinj të mësimdhënësve./RTV-JEHONA/








