
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve te produktet industriale, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin prill të vitit 2026 janë zmadhuar për 0.6% krahasuar me muajin paraprak dhe 5.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, ulje të çmimeve kemi vetëm te prodhimi i tekstilit (1.9 %), produktet farmaceutike, prodhimi i metaleve dhe produktet metalike të fabrikuara.
“Në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe gurorë për 14.9%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 4.4%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 10.5% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 6.4%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.








