
Shirat e rrëmbyeshëm që e kanë përfshirë Bullgarinë, shkaktuan vërshime serioze dhe gjendje të jashtëzakonshme në më shumë rajone. Disa lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre duke vërshuar shtëpi, oborre, rrugë dhe zona industriale. Në disa zona gjendja është më kritike, ku autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Zyrtarët policorë dhe ekipet shpëtuese gjatë gjithë natës u kanë ndihmuar qytetarëve në përballje me situatën. Në fshatin bullgar Shemshevë, zjarrfikësit e kanë shpëtuar një djalë 17 vjeçar, i cili është futur në lumin Jantra.
Ai është tërhequr me ndihmën e zhytësve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.








