Categories VENDI

Aksident në Kumanovë – i moshuari goditet nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë afër tregut, përballë Laplaza Mall, ku një i moshuar me biçikletë është goditur nga një veturë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, i moshuari ishte duke kaluar rrugën jashtë vijave të bardha në momentin kur ndodhi aksidenti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit dhe më pas e kanë transportuar për trajtim mjekësor.

Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur./JEHONA/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *