
Një incident është raportuar më 17.05.2026 në zonën e Tetovës, ku një 69-vjeçar nga fshati Kamjan ka njoftuar policinë për një sulm nga një ari ndaj kotales së tij të improvizuar në vendin e quajtur “Dushki”.
Sipas denoncimit, si pasojë e sulmit janë ngordhur 10 dele. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer këqyrjen dhe dokumentimin e rastit, njofton TS.
Autoritetet policore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








