Categories RAJONI

Dhjetëra minatorë mbeten të ngujuar në Trepçë

Pesëdhjetë minatorë janë ngujuar për orë të tëra në horizontet e minierës “Trepça” në Stan Tërg, si pasojë e problemeve teknike me energjinë elektrike, por disa prej tyre kanë arritur të dalin në sipërfaqe.

Lajmin për Kallxo.com, e ka konfirmuar kryetari i sindikatës së minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi.

“Një pjesë e minatorëve kanë arritur të dalin”- ka bërë të ditur ai.

Drejtori i minierës në Stan Tërg, Shyqyri Sadiku tha se minatorët janë të ngujuar nga ora 1:30.

“Shumica kanë dalë. 18 janë brenda por jemi gati ta gjejmë një zgjidhje alternative”- potencoi Sadiku.

Sipas tij gjendja e minatorëve të ngujuar është stabile.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe menaxhmentin për më shumë detaje, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kemi marrë përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që minatorët përballen me një gjë të tillë.

Më 26.01.2026, minatorët e ndërrimit të dytë të minierës “Trepça” në Stan Tërg mbetën të ngujuar për 6-7 orë në zgafellë për shkak të mosfunksionimit të liftit si pasojë e një defekti me rrymën.

Edhe më 11.01.2026, pesë pompistë kujdestarë po ashtu kishin mbetur të bllokuar për rreth 9 orë në minierën e Trepçës në Stan Tërg, si pasojë e problemeve teknike me energjinë elektrike.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *