Categories VENDI

Botohet libri “Arkitektura e bindjes” mbi komunikimin politik

Është botuar libri i ri me titull: “Arktektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” i prof. dr. Demush Bajramit, dedikuar komunikimit politik në epokën digjitale. Libri synon të ndihmojë lexuesit ta kuptojnë më mirë botën komplekse të informacionit dhe mediave të reja.

Ky libër eksploron transformimin e sferës publike, ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidat që burojnë nga dezinformimi dhe lajmet e rreme (“fake news”), duke ofruar një kombinim të analizës teorike dhe reflektimit kritik. Në fokus është roli i qytetarit si aktor aktiv në ndërtimin e diskursit publik.

Recensuesit prof. dr. Zamir Dika dhe prof. dr. Bujar Hoxha, e cilësojnë librin si një kontribut të vlefshëm për studentët dhe profesionistët e fushës, ndërsa redaktori dr.sc. Admir Qose, ka siguruar një strukturë të qartë dhe të qasshme për lexuesin. Botimi është realizuar nga Universiteti i Evropës Jugliundore.

Ky libër synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik dhe intelektual për këdo që kërkon të kuptojë dhe të navigojë në realitetin e ri komunikues të shekullit XXI.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *