Categories BOTA

Polonia ngre alarmin: NATO po përballet me sfida të brendshme

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, po i kanosen unitetit të aleancës transatlantike.

Ai theksoi se kërcënimi më i madh për NATO-n nuk vjen nga jashtë, por nga tensionet dhe mosmarrëveshjet brenda vetë aleancës, duke bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur po diskutohet edhe çështja e rishpërndarjes së trupave amerikane në Evropë, gjë që ka nxitur debat mbi përgjegjësitë e sigurisë brenda NATO-s.

Ndërkohë, aleanca ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe vazhdon të garantojë sigurinë e vendeve anëtare.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *