
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 2 Majin, duke iu rikthyer ngjarjeve të lidhura me shpalljen e Karadakut si zonë e lirë. Ahmeti theksoi se ky moment nuk përfaqëson vetëm një ngjarje historike, por një dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi. Sipas tij, Karadaku dhe banorët e këtij rajoni mbeten simbol i qëndresës dhe i bashkimit për një të ardhme më të drejtë.
Ai gjithashtu shkroi se përkulet me respekt para dëshmorëve dhe luftëtarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre ka vendosur themelet e paqes dhe të drejtave që gëzohen sot. Ahmeti shtoi se angazhimi i tyre duhet të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.








