Categories VENDI

Bexheti pyetje Stoilkoviqit: A jeni ministër për marrëdhënie me Republikën Sërpska?

-A jeni ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, apo ministër për marrëdhënie me Republikën Sërpska?, kjo ishte pyetja që deputeti i FE-së, Blerim Bexheti ia bëri ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq gjatë ditës së sotme në Kuvend, përcjell TV21. Bexheti kërkoi nga Stoilkoviq që të tregojë rezultatet konkrete të Ministrisë dhe punën për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit.

– Ejani me mua në Kumanovë të shihni se si jetoj me pjesëtarët e komuniteti shqiptar, do të befasoheni, tha Stoilkoviq në kundërpërgjigje, duke akuzuar BDI-në se ka punuar vetëm për shqiptarët.

“Atë që ju keni punuar vetëm për shqiptarët, tani punohet për të gjithë, këtu janë rezultatet dhe mund ta kontrolloni te të gjithë pjesëtarët e bashkësive në shtetin tonë. Nëse ju duhen ende shpjegime, do të ju jap. Unë e di se çfarë ju dhemb. Është humbur, kushtimisht thënë selia e shtetit paralel në Maqedoni, aty ku merreshin të gjitha vendimet. Aty ku krijohej gjithçka në shtet, aty ku udhëhiqej shteti dhe aty nuk keni asnjë ndikim. E di se ju dhemb, por nuk mund të ju ndihmoj, qytetarët nuk ju dhanë besim. Atje ku jam dërguar, atje ku jam zgjedhur dhe atje ku punoj, shqiptarët e kanë pranuar në mënyrë të mirë. Këtë mund ta kontrolloni. Ju ftoj që të vini bashkë me mua. T’i vizitojmë të gjitha hapësirat në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive, të vërtetohen që këtë që e flas, është e saktë. Është e saktë që asnjë shqiptar nga Ministria nuk është zhvendosur nga vendi i punës. E njëjta strukturë udhëheqëse në Ministri, është nga Artan Grubi”, tha mes tjerash Stoilkoviq.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *