
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Amaliadës, ku një grua 48-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e një burri që e kishte strehuar për një periudhë kohore. Ai ishte personi i parë që konstatoi gjendjen e saj dhe njoftoi autoritetet, pasi viktima nuk jepte shenja jete.
Trupi i saj u transportua menjëherë në spitalin e Amaliadës, ku mjekët konfirmuan vdekjen, duke vlerësuar se ajo kishte ndërruar jetë disa orë më parë. Rrethanat e ngjarjes mbeten të pasqaruara, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat, duke përfshirë edhe historikun e saj mjekësor. Disa muaj më parë, gruaja kishte përjetuar një hemorragji të rëndë dhe ishte trajtuar në spital.
Për të përcaktuar shkakun e vdekjes, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Patra. Hetimet vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet synojnë të hedhë dritë mbi rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike dhe të shqetësueshme për komunitetin lokal.








