
Ka përfunduar koha kur politika shqiptare trajtohej si pronë private e një klike të korruptuar. Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës, lakmisë dhe unit të tyre për pushtet, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it.
“VLEN po bashkohet në një trup të vetëm politik. Sepse vetëm një trup i organizuar, i disiplinuar dhe i bashkuar mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve dhe ta mbyllë njëherë e përgjithmonë epokën e fragmentimeve, shantazheve dhe lojërave prapaskenës.
Pesë subjekte politike bëhen një. VLEN NJË!
VLEN si forcë e bashkuar politike do të thotë sundim i ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit, gjyqësor i pavarur, rrugë evropiane, partneritet me NATO-n dhe mbrojtje të familjes, traditës, kulturës dhe identitetit”, thonë nga VLEN.








