Categories SHOWBIZZ

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja shqiptare ndan pamje

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të komentuara të orëve të fundit në Uashington, Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku dhe ndodhi një sulm me armë zjarri.

Image

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga mbrëmja e kaluar, ku shfaqet mjaft elegante në tapetin e kuq, përpara sfondit zyrtar të “White House Correspondents’ Association”.

Image

Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi, me prerje asimetrike në pjesën e sipërme dhe mëngë të theksuar në njërën anë, ndërsa pamjen e kompletoi me flokë të kapur lart dhe vathë të gjatë që i shtonin më shumë hijeshi paraqitjes.

“Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, ka shkruar ajo.

Image

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *