Categories VENDI

Skandali në Fakultetin e Filozofisë në UKIM, Janevska: Nëse anulohen studimet, do të shfuqizohen edhe diplomat

“Unë nuk jam kompetente, ekzistojnë institucione të tjera në shtet që duhet ta japin fjalën e tyre”, kështu u përgjigj ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në pyetjen nëse dikush nga stafi i Fakultetit të Filozofisë do të mbajë përgjegjësi për skandalin, për të cilin u raportua dje.

Ajo thotë se shpreson që ky të jetë një rast i izoluar dhe se nuk është bërë në mënyrë të qëllimshme. Janevska theksoi edhe një herë se ende po pret raportin, ndërsa nëse anulohet regjistrimi, atëherë do të shfuqizohen edhe diplomat.

“Situata është mjaft e ndërlikuar dhe unë nuk jam kompetente të jap përgjigje për këtë. Për këtë ekzistojnë institucione të tjera në vend dhe shpresoj që procedura do të zhvillohet siç duhet. Do të doja të besoja se është një rast i izoluar dhe se nuk është bërë me qëllim, por pikërisht për këtë arsye institucionet e tjera do ta japin fjalën e tyre dhe si të përcaktojnë ato, ashtu edhe do të veprohet”, tha Vesna Janevska, ministre e arsimit dhe e shkencës.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë njoftoi se për gjithsej 11 studentë në studime master dhe doktoratë, të cilët kishin përfunduar studime universitare trevjeçare profesionale, do të anulohet regjistrimi dhe statusi i studentit, pra do t’u ndërpritet studimi. Kjo vjen pasi Inspektorati Shtetëror i Arsimit, gjatë një mbikëqyrjeje konstatoi parregullsi në regjistrimin e këtyre studentëve në studimet master dhe doktoratë dhe mori vendim për ndërprerjen e studimeve.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *