Categories VENDI

NP “Higjiena Komunale” në Shkup me aksion për pagesë të borxheve pa kamatë deri më 5 qershor

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup njofton qytetarët se ka nisur aksion për pagesën e borxheve të mbetura, të evidentuara në llogarinë e përbashkët të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, që lidhen me shërbimet për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, si për borxhet e kontestuara ashtu edhe për ato të rregullta, përcjell TV21.

Gjatë këtij aksioni, qytetarët do të kenë mundësinë që të shlyejnë detyrimet e tyre pa u llogaritur kamata për vonesë në pagesë.

Kjo mundësi është e kufizuar në kohë dhe do të vlejë nga 20 prill 2026 deri më 5 qershor 2026, njoftojnë nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *