
Vevey, Zvicër – Dje, me iniciativën e një grupi qytetarësh shqiptarë që jetojnë në Vevey dhe rrethinë, është zhvilluar një takim me hoxhën e nderuar Fehim Abazi, në kuadër të përpjekjeve për hapjen e një xhamie për komunitetin shqiptar në këtë zonë.
Gjatë këtij takimi, iniciatorët diskutuan lidhur me hapat e parë që duhet të ndërmerren për realizimin e këtij projekti, ndërsa hoxha Fehim Abazi ofroi këshilla, mbështetje dhe udhëzime të vlefshme për ecurinë e mëtejshme.
Iniciatorët e kësaj nisme shprehën mirënjohjen e tyre për pritjen dhe gatishmërinë e hoxhës Fehim Abazi për të ndihmuar edhe në të ardhmen.
Aktualisht, grupi është në proces të sigurimit të një hapësire (lokali), ku pritet të mbahet mbledhja e parë zyrtare. Ata kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të dalin me informacione të reja lidhur me hapat e radhës./JEHONA/








