Categories VENDI

Popullsia po plaket, sistemi pensional në krizë!

Raporti i revizionit të kryer të Entit Shtetëror për Revizion, theksojnë, i cili detajisht i analizon gjendjet në sistemin pensional, trendet demografike dhe kapacitetet për kujdes afatgjatë të personave mbi 65 vjeç tregon se sistemi pensional në vend po përballet me sfida serioze për qëndrueshmërinë, ndërsa kujdesi për personat e moshuar mbetet jo mjaft i zhvilluar dhe jofunksional në kushte të plakjes së shpejtë demografike

Anëmsha SHABANI

Shkup, 9 prill – Mosha mesatare e popullsisë është rritur prej 32.3 për qind në vitin 2000 në 41.8 për qind në vitin 2024. Pjesëmarrja e personave mbi 65 vjet rritet, ndërsa pjesa e brezave të rinj po ulet. Arsyeja kryesore për rënien demografike nuk është vetë nataliteti i ulët, por edhe emigrimi i popullsisë, citohet në Raportin përfundimtar të revizionit për revizionin e performancës me temën “Plakja e popullsisë”. Hulumtimi është bërë me qëllim që të jepet përgjigje në pyetjen “Çfarë masa dhe aktivitete ndërmarrin institucionet kompetente rreth kujdesit për të moshuarit mbi 65 vjet dhe qëndrueshmërinë e fondeve pensionale në vend, ndërsa lidhur me plakjen e përshpejtuar të popullsisë në vend?”.

Në raport theksohet se viteve të fundit janë regjistruar ulje drastike: te fëmijët në klasë të parë në krahasim me të lindur gjashtë vjet më parë numri i të regjistruarve në shkollë fillore është më i ulët për 2774 nxënës, ndërsa te maturantët ky dallim është më i lartë dhe arrin 34.6 për qind – nga 22.585 të lindur të gjallë/ 14.771 maturantë. Këto informata janë dhënë në kumtesën e sotme të Entit Shtetëror të Revizionit. “Me revizionin është përfshirë periudha prej vitit 2014 deri në qershor të vitit 2024, me qëllim që të jepet përgjigje në pyetjen lidhur me masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut rreth kujdesit për personat e moshuar mbi 65 vjet dhe qëndrueshmërinë e fondeve pensionale në vend, ndërsa lidhur me plakjen e përshpejtuar të popullatës në vend. Me revizionin e zbatuar fituam siguri të arsyeshme, se ndonëse institucionet kompetente kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete, nuk është siguruar kujdes adekuat dhe i plotë për të moshuarit mbi 65 vjet dhe për menaxhimin dHe qëndrueshmërinë e sistemit pensional në kushte të plakjes së përshpejtuar të popullatës”, shtohet në kumtesë.

Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente, siç citojnë nga atje, nuk janë të mjaftueshme për qëndrueshmëri në plan afatmesëm dhe afatgjatë, përkatësisht nuk janë ndërmarrë masat e nevojshme sistematike për uljen e plakjes së shpejtë demografike të popullsisë dhe shtypjet e rritura ndaj financave publike. Shtohet se sistemi pensional i dimensionuar në tre shtylla, siguron pagesë të rregullt të pensioneve, qëndrueshmëria e tij faktike dëmtohet për shkak të trendeve të pafavorshme demografike, normës së ulët të kontributeve, si dhe rritjen e pensioneve të cilat nuk janë bazuar në rritjen e pagave, punësimin dhe kontributet.

Raporti i revizionit të kryer të Entit Shtetëror për Revizion, theksojnë, i cili detajisht i analizon gjendjet në sistemin pensional, trendet demografike dhe kapacitetet për kujdes afatgjatë të personave mbi 65 vjeç tregon se sistemi pensional në vend po përballet me sfida serioze për qëndrueshmërinë, ndërsa kujdesi për personat e moshuar mbetet jo mjaft i zhvilluar dhe jofunksional në kushte të plakjes së shpejtë demografike. “Shtylla e parë e sistemit pensional i cili është organizuar në bazë solidariteti punon në mënyrë të vazhdueshme me saldo financiare negative. Shpenzimet për pensionet i tejkalojnë të ardhurat nga kontributet, ndërsa dallimi mbulohet me transfere nga Buxheti qendror i shtetit. Në periudhën prej vitit 2014 deri vitin 2024, pjesëmarrja e mjeteve buxhetore në të ardhurat e përgjithshme të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor sillet mes 32,6 për qind dhe 43,6 për qind.

Në vitin 2024 transferet nga Buxheti qendror arrijnë 43.474 milionë denarë – përafërsisht 690.6 milionë euro. Projektimet për fundin e vitit 2025 tregojnë për rritje shtesë të transfereve, që paraqet rrezik të konsiderueshëm fiskal për buxhetin shtetëror. Harmonizimi i pensioneve bëhet sipas Modelit zviceran, që mundëson rritje të vazhdueshme të pensionit mesatar për periudhën e analizuar 2015 – 2025”, qëndron në raport. Raporti përkujton se gjatë viteve 2024 dhe 2025, vlera e pensioneve u rrit në mënyrë lineare disa herë që nuk u shoqërua me rritje të rrogave të të siguruarve dhe rritje të numrit të të siguruarve të cilët paguajnë kontribute.

Pensioni mesatar shënon rritje për tërë periudhën dhe në tetor 2025 arriti rreth 27.143 denarë, por, kjo rritje financohet me transfere buxhetore. Sipas projeksioneve të ESHR, pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç do të rritet prej 19.1 për qind në vitin 2025 në 32.6 për qind në vitin 2050 dhe 34.2 për qind në vitin 2055. Numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet prej rreth 22.000 në vitin2024 në mbi 144.000 në vitin 2055, përderisa popullata e aftë për punë – deri 64 vjeç, do të ulet për afërsisht 470.000. Në mungesë të reformave efektive në kohë, transferet nga buxheti për shtyllën e parë pensionale mund të arrijnë 7.4 për qind nga BPV-ja në vitin 2057, që, siç shtohet, do të çojë drejt ngarkesës serioze të Buxhetit qendror. “Sistemi për kujdes të të mpshuarve nuk është mjaft i zhvilluar. Pas skadimit të Strategjisë nacionale për perosna të moshuar në vitin 2020, shteti tashmë shtatë vite nuk ka sjellë ndonjë dokument gjithpërfshirës aktiv për kujdes të personave mbi 65 vjeç. Strategjia nacionale 2024-2044 për herë të parë e trajton plakjen demografike si çështje ekzistenciale, por, strategjitë e mëparshme të cilat janë të lidhura me këtë temë tregojnë dobësi sistematike: qëllime tejet voluminoze, afate të paqarta, vlerësime financiare cunguese dhe koordinim joefikas”, qëndron në raport.

Shtohet se buxheti për mbrojtjen sociale prej vitit 2019 deri në vitin 2025 është rritur për 68.8 për qind, por rritja kryesisht është kahëzuar drejt pagesës së të drejtave monetare – kompensim për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër, pension social. Kompensimin për kujdes në vitin 2024 e kanë shfrytëzuar mbi 33.600 persona mbi 65 vjeç – 60.2 për qind të shfrytëzuesve, dhe në praktikë shërben si zëvendësim për sistem formal të kujdesit afatgjatë, kryesisht përmes përkujdesësve të cilët janë anëtarë të familjes së personit i cili ka nevojë për kujdes. Pensioni social përfshin 13.230 sjfrytëzues, por shuma është dyfish më e vogël nga pensioni minimal dhe nuk e ulë varfërinë.

Gjithashtu, në raport shtohet se shërbimet formale për persona të moshuar janë kufizuar – shërbimi ndihmë dhe kujdes në shtëpi përfshin rreth 3.000 shfrytëzues – më pak se 1 për qind nga 315.000 persona mbi 65 vjeç dhe nuk është e kapshme në 31 komuna të vendit, qendrat ditore kanë kapacitet prej vetëm 200 personave, ndërsa shtëpitë e të moshuarve disponojnë me 2.378 shtretër – 7 shtretër në 1.000 mbi 65 vjeç. Më pas, ceket, ekzistojnë lista të pritjes dhe sistemimit – kryesisht në rajonin e Shkupit, që është edhe një tregues për kapacitet të pamjaftueshëm të këtyre shërbimeve nga Enti shtetëror për revizion. Sipas projeksioneve përfundimisht me vitin 2024 rreth 63.000 persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për kujdes më afatgjatë përderisa deri në vitin 2050 ky numër do të rritet në 108.000 persona – për 70 për qind. Për këtë shkak pa rritje të konsiderueshme të kapaciteteve, shtohet, barra do të bjerë mbi familjet dhe sektorin joformal.

“Maqedonia e Veriut ndodhet në një prej proceseve më të shpejta të plakjes demografike në Evropë. Situata e mësipërme tregon për reforma urgjente sistematike – përfshirë rritjen e moshës për pensionim, adaptimin e shkallëve të kontributeve, revizionin e modelit të harmonizimit të pensioneve, diversifikimin e investimeve në shtyllën e dytë, si dhe rritjen e kapacitetit për shërbime për të moshuarit. ESHR-ja dha rekomandime për tejkalimin e dobësive të identifikuara, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e koordinimit, monitorimin dhe qëndrueshmërinë financiare të sistemit të kujdesit për të moshuarit, i cili duhet t’u përgjigjet sfidave demografike në dekadat e ardhshme”, potencojnë nga Enti shtetëror për revizion. 

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *