Categories SPORT

Aliu, Elezi dhe Muadini bashkë për fitoren e madhe të Kf Kumanovës

Në një ndeshje shumë të rëndësishme për kreun e tabelës, Kf Kumanova triumfoi ndaj Kf Butelit me rezultat 3-2, duke konfirmuar formën e shkëlqyer këtë sezon. Tre golat e fitores erdhën nga tre emra kyç: Blendi Aliu hapi serinë e golave, Orges Elezi realizoi të dytin, ndërsa Ubejd Muadini vulosi fitoren me golin e tretë, duke i siguruar skuadrës tri pikë të arta. Me këtë fitore, Kf Kumanova e thellon diferencën në krye të tabelës me 5 pikë më shumë se Kf Buteli. Pas 18 ndeshjeve, skuadra ka regjistruar 16 fitore dhe 2 barazime, një statistikë që flet për dominimin e plotë në kampionat. Tashmë, vëmendja zhvendoset tek përballja me fituesin e grupit tjetër për të përcaktuar kampionin e regjionit të Veriut. Faleminderit të gjithë për përkrahjen dhe atmosferën e jashtëzakonshme!

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *