
Rishikimi i Tregtisë Elektronike të Ballkanit Perëndimor 2025, i përgatitur nga Shoqata e Tregtisë Elektronike, analizoi të dhënat nga Eurostat, 2024, të cilat tregojnë se 63.2 për qind e përdoruesve të internetit në Maqedoni blejnë online, gjë që e pozicionon vendin më mirë se fqinjët e tjerë ballkanikë përveç Serbisë (65për qind), por ende nën mesataren evropiane prej 76.6 për qind.
Në vitet e fundit, tregtia elektronike po përjeton rritje të vazhdueshme. Në vitin 2025, u realizuan transaksione online me vlerë 950 milionë euro, që përfaqëson një rritje vjetore prej 32për qind. Ky është një tregues i qartë i rritjes së besimit në blerjet online, rritjes së ofertës dhe zhvillimit të pagesave dixhitale, por edhe një nxitje për të vazhduar përmirësimin e kushteve për rritje të mëtejshme.
“Blerësit online maqedonasë janë më aktivë në modë dhe në pagesën për abonimet në internet dhe celular, ku blerjet online janë mbi mesataren evropiane. Në kategoritë e tjera, blerjet online janë dukshëm më pak të përhapura, duke treguar hapësirë të qartë për rritje. Për shembull, vetëm 7.7 për qind e blerësve online maqedonas porosisin ilaçe ose shtesa dietike, siç janë vitaminat, krahasuar me 48.3 për qind në Suedi dhe 36.6 për qind në Greqi. Gjithashtu, blerjet online për elektronikë dhe pajisje shtëpiake janë jashtëzakonisht të ulëta, vetëm 2.3 për qind, dhe ushqimet dhe pijet blihen online vetëm nga 7.6 për qind e blerësve. Këto shifra tregojnë se, përveç modës dhe shërbimeve, ekziston një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për zgjerimin e ofertës online në kategori të tjera produktesh”, thekson Nina Angelovska Stankov, Presidente e Shoqatës së Tregtisë Elektronike të Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, blerjet online janë të përqendruara në një numër të kufizuar kategorish, me preferenca të shprehura qartë. Bile 73.9 për qind e blerësve online nga Maqedonia kanë bërë porosi për veshje, këpucë dhe aksesorë mode, duke e bërë modën kategorinë më dominuese deri tani, duke e vendosur Maqedoninë mbi mesataren evropiane. Blerjet e produkteve të tjera mbeten dukshëm të kufizuara. 25.3 për qind blenë pajisje sportive, 21.8 për qind kozmetikë, produkte bukurie ose “vellness”, mobilje, 12.4 për qind produkte për shtëpinë dhe kopshtin, 11.4 për qind blenë kompjuterë, tableta, telefona velularë ose aksesorë, dhe 9.1 për qind lodra për fëmijë dhe produkte për kujdesin ndaj fëmijëve. Përhapja e blerjeve online është veçanërisht e ulët për produktet e pastrimit dhe higjienës personale (7.9 për qind)…. ushqimin dhe pijet (7.6 për qind), dhe elektronikën dhe pajisjet shtëpiake (2.3 për qind).
Me fjalë tjera, vlera mesatare e realizuar për blerjet me karta vendore nga shitësit elektronikë të huaj arriti në 34.6 euro, ndërsa ndaj shitësve elektronikë vendas arriti në 32 euro, dhe kështu në nivel të përgjithshëm vlera mesatare mbetet e njëjtë, pra 33 euro.
Të dhënat e tregtisë elektronike të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tregojnë se në tre tremujorët e parë të vitit 2025 vlera e transaksioneve totale të kryera në pikat e shitjes së tregtisë elektronike nga blerësit nga Maqedonia brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga mbajtësit e kartave të huaja arriti në 42.626.6 milionë denarë ose 693.1 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 30për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur arriti në 533 milionë euro. Pjesën më të madhe absolute të rritjes vazhdojnë ta mbajnë kartat vendase të përdorura për blerje nga shitësit vendas me pakicë elektronikë, ku vlera e transaksioneve u rrit nga 286.9 në 338.5 milionë euro, ose me 18për qind. Megjithatë, rritja më dinamike vërehet në vlerën që blerësit vendor realizuan me kartat e tyre te tregtarët e huaj elektronikë në shumën prej 19.461.2 milionë denarë ose 316.4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 45për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse në terma absolutë vlera e transaksioneve me karta të huaja te tregtarët vendas elektronikë është e vogël, një sinjal pozitiv për ekonominë maqedonase është rritja prej 38për qind, që e rrit vlerën nga 27.7 në 38.2 milionë euro. /Koha/








