Categories VENDI

Këshilltari komunal Mustafi thirret në bisedë informative në policinë e Kumanovës (VIDEO)

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Kumanovës, Huzeir Mustafi, është paraqitur sot në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) për një bisedë informative. Sipas Mustafit, ky veprim vjen pas një denoncimi të bërë ndaj tij nga një këshilltar i pushtetit lokal.

Mustafi ka deklaruar se thirrja në polici është një përpjekje për presion politik ndaj veprimtarisë së tij si anëtar i Këshillit të Komunës.

Më poshtë vijon deklarata e plotë e Huzeir Mustafit:

“Sot u paraqita në SPB në Kumanovë, për një bisedë informative, jo sepse kam bërë diçka të paligjshme, por sepse kam guxuar të them të vërtetën. Denoncimi ndaj meje nga këshilltari i pushtetit është dëshmi e qartë se sa shumë i trembet pushteti fjalës së lirë dhe transparencës.

Kjo është një përpjekje e hapur për të heshtur opozitën dhe për të frikësuar qytetarët. Kur argumentet mungojnë, përdoren presionet. Kur e vërteta dhemb, tentohet të mbulohet me kërcënime dhe procedura.

Unë nuk do të hesht. E vërteta nuk frikësohet, dhe as qytetarët nuk duhet të frikësohen. Përkundrazi, kjo vetëm sa më bind edhe më shumë se rruga që kemi zgjedhur është e drejtë. Askush nuk mund ta ndalë zërin e qytetarëve që kërkojnë drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi. Koha e mashtrimeve duhet të merr fund!”/INA/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *