
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se “koha po mbaron” për Iranin që të arrijë një marrëveshje, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar se kanë mbetur vetëm 48 orë para pasojave të rënda.
Ai gjithashtu kujtoi ultimatumin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa deri tani as ai dhe as administrata e tij nuk kanë komentuar për pilotin amerikan të zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 mbi Iran.








