
Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati.
Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës u mbajt në Kabinetin e Presidentes sot në orën 16:00. Gjatë ceremonisë, Haxhiu i dhuroi lule Osmanit.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se ky nuk kishte qenë vetëm rrugëtimi i saj.
“Këto pesë vite nuk ishin historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan te Kosova. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar ajo.








