
Ekipi udhëtoi nga aeroporti i Shkupit drejt Madridit dhe më pas vazhdoi rrugën me autobus për në kryeqytetin portugez, ku ka mbërritur që një ditë më parë.
KF Rinia nga Mateçi tashmë ndodhet në Portugali, ku po merr pjesë në një turne të madh ndërkombëtar në Lisbonë.

Gjenerata U13 e KF Rinia nga komuna e Likovës do të përfaqësojë futbollin e Maqedonisë në turneun prestigjioz “IBERCUP CASCAIS 2026”, si ekipi i vetëm nga rajoni dhe Ballkani.

Ky aktivitet sportiv zhvillohet nga 31 mars deri më 5 prill 2026 dhe mbledh skuadra të njohura nga e gjithë bota.

KF Rinia është shortuar në një grup mjaft të fortë, ku përballet me emra të mëdhenj si Roma, Juventus, Botafogo, AEK, Sporting Lisbonë, Benfica, Vitoria dhe të tjerë.
Pjesëmarrja në këtë turne konsiderohet një eksperiencë shumë e vlefshme për këtë shkollë futbolli, e cila drejtohet nga trajneri i njohur Skender Ismaili, ish-kapiten i KF Bashkimi nga Kumanova./Radio Jehona/









