
Sic dihet, 3 inciativat për vlerësimin e kushtetushmërisë, i patën paraqitur kohë më pare Zijadin Sela dhe Arben Taravari, por edhe një student nga Fakluteti Juridik
“Tre inciativat janë dërguar tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit me anë të të cilit mundësohet zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurtë – Safe City”, deklaroi për Televizionin “Sitel”, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Ana Pavlovska – Daneva.
Nismat (iniciativat) që vijnë nga Arben Taravari dhe Zijadin Sela, si dhe nga një student i Fakultetit Juridik, tanimë janë vendosur si pikë në Rendin e ditës të Gjykatës Kushtetuese për seancën e së mërkurës.
“Të gjitha këto 3 nisma janë bashkuar në një lëndë”, ka sqaruar gjykatësja e “Kushteuteses”.
Opinioni (qytetarët) do të kenë mundësinë që në mënyrë të drejtëpërdrejt (Live) ta ndjekin rrjedhën e debatit nga Gjykata. (plusinfo)








