
Zjarr në studiot e Top Albania Radio, reagon Ledion Liço
Mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga zjarri studiot e Top Albania Radio.
Lajmin e bëri të ditur moderatori Ledion Liço përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.
Ai theksoi se janë duke punuar fort që të kthehen në normalitet.
Postimi i plotë:
“Një mëngjes i trishtë për topalbania.radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqsi e papritur jemi të gjithë mirë dhe duke punuar fort për t’iu kthyer normalitetit, duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe dashurinë”, ka shkruar Liço në Instastory.









