
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Kosovë, po protestohet me thirrjen “Marshojmë për jetë me dinjitet”. Protesta është organizuar nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, ku siç është njoftuar nga kjo organizatë, protesta e këtij viti ka për thirrje kryesore “revoltimin për jetë me dinjitet”.
Përfaqësues të kësaj iniciative, kanë bërë të ditur se 8 Marsi, Dita e Gruas, nuk mund të festohet përderisa ende ka dhunë dhe të drejta të pabarabarta.
Erëza Elezaj nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka thënë gjatë protestës se kur gratë shtypen në Kosovë, shteti hesht.
Erëza Elezaj nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka thënë gjatë protestës se kur gratë shtypen, shteti heshtë.
“Ideja e kufizimit e të qenit grua ka implikime po aq të rënda sa në sistemin gjyqësor, në vend se abuzuesi të gjykohet në gjyq, gjykohet viktima e tij në ndërgjegjen shoqërore. Para policisë po ua rikujtojmë se ata kanë faj për çdo mosreagim të dhjetëra rasteve të dhunë së raportuar, madje ata vetë janë abuzues dhe shtyllë e fortë e kësaj pabarazie në shoqërie. Të gjitha këto forma të dhunës duhet të luftohen, që gratë dhe vajzat në Kosovë të kenë një jetë me dinjitet dhe humanitet”, ka thënë Elezaj nën brohoritjen e protestuesve.
Megjithatë këtë viti, marshohet përveç kundër dhunës gjinore dhe patriarkale, edhe në solidarizim me popujt e shtypur, gjegjësisht me Palestinën dhe jo vetëm.








