
Kur piktori James Whistler portretizoi nënën e tij, ai nuk pikturoi vetëm një grua, por simbolin e sakrificës që i dha dritë jetës së tij. Sot, kjo pikturë është një ikonë botërore, e cila ruhet ruhet në muzeun e famshëm në Paris: Musée d’Orsay në Paris, njofton agjencia e lajmeve INA.
Edhe më ikonike për ne mbetet figura e Mësueses Regaibe – nëna që nuk rriti vetëm fëmijët e saj, por edhe breza të tërë nxënësish në rajonin tonë.
Pikërisht për 7 Marsin, mësuesja mori dhuratën më të çmuar: librin e jetës së saj, të shkruar me dashuri nga mbesa e saj, prof. Adelina Behluli.
Ky libër nuk është thjesht një biografi. Është një rrëfim i shkruar me gjuhë të çiltër poetike dhe me pasuri faktesh historike, që na sjell para syve një realitet të vështirë – një kohë që brezat e sotëm duhet ta njohin për të kuptuar vlerën e lirisë dhe të dijes.
Sot, në prag të të 94-tave, Mësuesja Regë – e pensionuar që nga viti 1983 – vazhdon të rrezatojë të njëjtën energji. Mesazhi i saj për të rinjtë mbetet i qartë:
“Punë, përkushtim, arsimim dhe dinjitet.” (INA)








