Categories VENDI

Tërmet me magnitudë 2.2 sipas Rihter regjistrohet në Tetovë!

Një tërmet me magnitudë 2.2 sipas shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjes në Tetovë dhe rrethinë, njofton Qendra Evropiane-Mesdhetare për Sizmiologji.

Tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 dhe është lokalizuar rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Sipas sizmologëve, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të ulët, i cili është ndier kryesisht nga banorët që ndodheshin në afërsi të epiqendrës.

Janë prononcuar edhe nga Opservatori Sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup.

Sipas tyre, një tërmet me intensitet prej III gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike është ndier gjithashtu në orën 05:21 në Gostivar dhe rrethinë.

Epiqendra ndodhet në zonën Tetovë–Gostivar, rreth 45 kilometra në perëndim të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter ML 2.2, njofton Opservatori Sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *