
Në rrugën Lulishtja në Gjilan, shtatë persona u përleshën me thika, duke shkaktuar lëndime trupore.
Pesë të dyshuar u arrestuan, ndërsa dy të plagosur rëndë u dërguan nga spitali i Gjilanit në QKUK Prishtinë.
“Rr. Lulishtja, Gjilan 28.02.2026-22:40. Raportohet se shtatë të dyshuar m/k janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdor edhe mjete të mprehta-thika. Si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor pesë janë liruar ndërsa dy të tjerët si pasoj e lëndimeve të rënda nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.








