Categories BOTA

40 ditë zie për Khamenein

Mediat shtetërore iraniane konfirmouan vdekjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, dhe njoftuan se vendi do të mbajë 40 ditë zie.

Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, duke deklaruar se ai u vra në zyrën e tij mëngjesin e së shtunës (28.02.26) gjatë sulmit të madh ndaj Iranit, të ndërmarrë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Media iraniane njoftoi se vendi do të mbajë 40 ditë zie.

Pakistan, Karaçi 2026 | Demonstrues shiit me portretin e Khameneit gjatë një proteste kundër sulmeve ndaj Iranit
Media iraniane njoftoi se Irani do të mbajë 40 ditë zie, kurse në vende të ndryshme si në Pakistan pati protesta të shiitëveFotografi: Akhtar Soomro/REUTERS

Sipas njoftimeve të ushtrisë izraelite gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së mëngjesin e së shtunës u vranë edhe shtatë nëpunës të lartë të Iranit. Lista e nëpunësve të vrarë përfshin edhe Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem Khamenei dhe ministrin e mbrojtjes Aziz Nasirzadeh.

Programi bërthamor dhe mbështetja për grupet shiite

Khamenei, 86 vjeç, sundoi Iranin që nga viti 1989, duke pasuar Ruhollah Khomeini, udhëheqësin e parë suprem të Republikës Islamike pas revolucionit të vitit 1979.

Gjatë sundimit të tij, Irani ndoqi ambiciet bërthamore dhe zgjeroi mbështetjen për grupet e myslimanëve shiitë në të gjithë Lindjen e Mesme, ndër të cilat bëjnë pjesë Hezbollahu në Liban, Hutit në Jemen dhe Kata’ib Hezbollahun në Irak.

Nën sundimin e Khamenei-t, Irani gjithashtu financoi dhe trajnoi Hamasin, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007 dhe kreu sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Gjatë sundimit të Khameneit Irani zgjeroi mbështetjen për grupet e myslimanëve shiitë në të gjithë Lindjen e Mesme,Fotografi: Thaier Al-Sudani/REUTERS

Ai mbështeti shtypjet e dhunshme ndaj demonstruesve që kundërshtonin Republikën Islamike.

Pas vdekjes së tij është formuar një këshill i përbërë nga Presidenti Masoud Pezeshkian dhe dy zyrtarë të lartë për të mbikëqyrur tranzicionin.

Sipas ligjit iranian një asamble ekspertësh e përbërë prej 88 anëtarësh pritet të zgjedhë së shpejti një udhëheqës të ri suprem.

dpa, afp, Reuters

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *