Categories VENDI

“Ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju do ta mbaj”, Mickoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri

“Ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju do ta mbaj”, Mickoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar.

Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski.

“Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas, pasi nga ky shtet merrni rrogë dhe nga këto qytetarë e merrni atë”, tha Mickoski.

Ndërsa deputeti Shaqiri iu përgjigj duke i thënë se mburret se është shqiptar dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron kryeministri.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *