Categories VENDI

Jurisprudenca në gjuhën shqipe,studentët paralajmërojnë protestë

Kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat Fetai dhe Sali i pritëm një muaj që të reagojnë praktikisht në lidhje me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, andaj hap i radhës është protesta, shprehet iniciatori i peticionit, Mevlan Ademi. Kërkon të mos krijohen ndasi, por ura mes tyre dhe organeve shtetërore për kërkesën e tyre.

“Një muaj pas kërkesës sonë në institucionet relevante, nuk ka ende asnjë veprim konkret në zgjidhjen e kësaj. Për këtë arsye mbajtëm mbledhjen e parë organizative me studentët e tre universiteteve të ndryshme, për të mobilizuar kolegët tanë nga fakultetet tjera dhe të përgatitemi për protestë. Kërkojmë nga ministri i Drejtësisë që të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhës, të angazhohet në zgjidhjen e problemit tonë para se të ndërtojmë mure.”, – deklaroi iniciatori i Nismës, Mevlan Ademi.

“Studentët shqiptar kanë folur shqip dhe do të flasin shqip. Ofrojmë mbështetjen tonë si Kuvend dhe jemi të hapur për bashkëpunim, për të siguruar që studentët shqiptarë t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës në shqip.”, – theksoi kryetari i Kuvendit Studentor “Nënë Tereza”, Besar Sejdiu.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *