Categories VENDI

Hungaria do ta mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, realizoi takim pune me Zholt Bunfort, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

“Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer maqedono-hungarez dhe gatishmëria për të avancuar më tej marrëdhëniet e dy vendeve në më shumë fusha. U theksua angazhimi për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta, si dhe afrimi i dy popujve përmes forcimit të marrëdhënieve miqësore dhe shkëmbimit kulturor”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Bunfort, theksoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke shtuar se anëtarësimi në BE nuk është shpërblim, por njohje e përpjekjeve reformuese dhe progresit të arritur në periudhën e kaluar.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *