Categories VENDI

Arbër Ademi: Incidentet pasojë e mosndëshkimit të atyre që nxisin urrejtje

Dy incidente të rënda në futbollin tonë nuk janë rastësi, por janë pasojë direkte e mosndëshkimit dhe e inkurajimit të heshtur që u bëhet atyre që shkelin rregullat dhe nxisin urrejtje.

Kur në një ndeshje mes Vardarit dhe Bashkimit tolerohet gjuhë e hapur e urrejtjes dhe madje përdoren njësi speciale kundër përfaqësuesve të klubit të Bashkimit, ndërsa loja vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur, atëherë mesazhi është i qartë: standardet nuk vlejnë njësoj për të gjithë.

Kur në një tjetër ndeshje, në mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Prespës kërkohet largimi i flamurit shqiptar me arsyetimin se “ka urdhër nga lart”, edhe pse ligji e rregullon përdorimin e simboleve, bëhet e qartë se problemi nuk është sportiv, por politik.

Këto devijime po përsëriten sepse askush nuk mban përgjegjësi. Përkundrazi, ata që veprojnë në këtë frymë jo vetëm që nuk sanksionohen, por shpesh avancohen e privilegjohen, për sa kohë janë në vijën e kësaj qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe vazalët e tyre, e cila po kultivon një klimë ku shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Kjo nuk është më çështje rivaliteti sportiv, por çështje dinjiteti dhe barazie. Nëse institucionet e futbollit nuk distancohen nga diktati politik dhe nuk vendosin standarde të barabarta për të gjithë, atëherë besimi në garën e ndershme do të zëvendësohet me bindjen se rezultati përcaktohet jashtë fushës.

*Arbër Ademi, sekretar gjeneral i BDI-së

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *