Categories VENDI

Arsim Idrizi: Gjuha shqipe është themel i identitetit

Sot u mbajt ceremonia solemne për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, një ngjarje që riafirmon rolin e gjuhës si themel i identitetit, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Dr. Arsim Idrizi nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, i cili theksoi se gjuha amtare mbetet shtyllë e rëndësishme e kohezionit shoqëror dhe e zhvillimit institucional.

Gjatë ceremonisë u nënvizua posaçërisht nevoja për pasurimin dhe standardizimin e gjuhës shqipe, si dëshmi e zhvillimit të saj të vazhdueshëm ndër breza dhe në përputhje me sfidat bashkëkohore.

Ngjarja u organizua nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, në kuadër të angazhimeve të saj për promovimin dhe avancimin e përdorimit të gjuhëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ceremonia u zhvillua më 20 shkurt 2026, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare si vlerë themelore e shoqërisë. (INA)

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *